Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:20, në Suharekë.


Tutje thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore.

“Me 24.12.2024  është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/