LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një person në Ferizaj

Zhduket një person në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person ka dal nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 gusht në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj.


Siç thuhet në raport, rastin në polici e ka paraqitur djali i vëllait të personit të humbur.

“Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj 13.08.2020-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djalli i vëllait të tij viktima mashkull kosovar prej datës 13.08.2020 kishte dalë nga shtëpia, më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/