Një grua ka njoftuar policinë se kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00 në fshatin Raushiq të Pejës.


Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/