Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 22.03.2025, në Deçan.


Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/