LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një djalë nga Fushë Kosova

Zhduket një djalë nga Fushë Kosova
Foto: Ilustrim

Një djalë është zhdukur në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka paraqitur babi i tij.

“Me datë 27.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalur nga shtëpia me datë 26.11.2021 në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më”, thuhet në raport.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/