LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy shqiptarë në Britani, policia kërkon ndihmë (Foto)

Zhduken dy shqiptarë në Britani, policia kërkon ndihmë (Foto)

Policia e Britanisë së Madhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, pasi dy shqiptarë janë zhdukur që disa muaj dhe askush nuk e dinë për fatin e tyre, raporton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Elton Nikolli dhe Han Oruci nga Shqipëria, të cilët raportohet se janë zhdukur prej muajsh.


Mediat britanike kanë raportuar se ata janë parë për herë të fundit në nëntor të vitit të shkuar, por që nga ajo kohë nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Elton Nikolli është parë më 11 nëntor 2016 për herë të fundit në Havant të Britanisë, ndërsa Han Oruci është parë për herë të fundit më 6 nëntor.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur.