LAJMI I FUNDIT:

Zhduken 1.26 trilion euro tatime në BE

Zhduken 1.26 trilion euro tatime në BE

Siç duket grabitja më e madhe e shekullit ka shifër drithëruese. Mbi 1.26 trilion euro të destinanuara për 28 vendet e Bashkimit Evropian janë zhdukur gjatë viteve 2009-2016.

Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, në vitin 2016, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) i shmangur në Itali ishte 35.9 miliardë euro, pasuar nga Gjermania me 22.6 miliardë euro dhe Franca 20.8 miliardë euro. Si përqindje e TVSH-së së shmangur ndaj totalit të tatimit që duhet paguar, kryeson Rumania me 35.8 për qind dhe Greqia me 30 për qind, përcjell Telegrafi.

Përmes mashtrimit “karusel”, që realizohet nga vjedhja e TVSH-së nga një qeveri dhe bandat e krimit të organizuar që shfrytëzojnë mënyrën e trajtimit të TVSH-së brenda tregtisë me shumë juridiksione ku lëvizja e mallrave ndërmjet juridiksioneve është pa TVSH, 50 miliardë euro u janë hequr çdo vit taksapaguesve evropianë.

Duke qarkulluar mallra dhe shërbime në të gjithë kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian, kriminelë dhe madje edhe terroristë po marrin para nga buxhetet publike. Mashtrimi i tyre konsiston në mbulimin e taksave që nuk janë paguar kurrë.

Këto mashtrime të TVSH-së janë një goditje për të gjithë vendet evropiane dhe arrijnë t’u shmangen kontrolleve për faktin se ndodhin në të njëjtën kohë në vende të ndryshme, në një formë të pa lokalizueshme. /Telegrafi/