LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet pagesa e dëmshpërblimeve për bujqit në Maqedoni

Zhbllokohet pagesa e dëmshpërblimeve për bujqit në Maqedoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Planin aksional për veprim në lidhje me dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2016, që filloi në pajtim me rregullat e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mënyrë, siç informojnë nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra, zhbllokohet procesi i pagesës së dëmshpërblimeve për bujqit të cilët në vitin 2016 pësuan dëme nga akulli pranveror, breshëri dhe vërshimet.


“Në periudhën e ardhshme anëtarët e komisionit do t’i vizitojnë komunat të cilat vitin e kaluar paraqitën dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe së bashku me komisionet komunale do t’i sigurojnë të dhënat e nevojshme për përfundimin e këtij procesi. Do të vizitohen 14 komuna në të cilat dëmtime të kulturave bujqësore kanë paraqitur rreth 5.500 raste”, thuhet në kumtesën e MBPEU.

Numri më i madh i dëmtimeve janë paraqitur nga komuna e Resnjës, mbi 2.300 raste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori