LAJMI I FUNDIT:

Zhargoni shkencor, që rreket t’ i hutojë konsumatorët

Zhargoni shkencor, që rreket t’ i hutojë konsumatorët

Kur vendosni të blini krem për fytyrën, tregohuni pak skeptikë dhe përdorni fjalorthin tim të termave shkencore. Ai do t'ju tregojë, çfarë losionesh dhe kremrash nuk janë..., para të hedhura në erë.

“Është provuar me studime konkrete”
Frazë e vagëlluar, e sajuar nga reklamaxhinjtë për të lënë përshtypje.

“Të dhëna të provuara”
Kompania nuk mund t’i vërtetojë vetë të dhënat e saj.
Derisa të mos jenë kryer studime të pavarura dhe të mos publikohen të dhënat e tyre, kjo frazë nuk ka vlerë.

“Vërtetuar me publikimin në botim mjekësor”
Në botimet mjekësore mund të publikosh ç’të duash, edhe reklamë. Kur bëhet fjalë për studim shkencor, publikime të tilla zakonisht recensohen nga mjekë, prandaj ky informacion është i sigurt.

“Efekt permanent” (shënim në paketimin e kremit)
Asnjë krem s’mund të ketë efekt permanent, transmeton Telegrafi.

“Vërtetuar me teste laboratorike/test in vitro”
Rezultati pozitiv i testit në laborator, kurrsesi nuk barazohet me efektivitetin e përdorimit në jetën reale nga njerëz realë, megjithëse firmat kozmetike duan, që ne të mendojmë pikërisht kështu!

“Provuar me teste klinike”
Formulimi i vagëlluar, të cilit nuk duhet t’i zihet besë, sepse nuk do të thotë absolutisht asgjë.

“Efekt i garantuar”
Kurrë mos e besoni këtë frazë; në jetë nuk ka gjë të garantuar!

“Celuliti zhduket”
Kurrë mos i besoni reklamës, ku celuliti dhe rrudhat zvogëlohen dhe zhduken. /Telegrafi/