LAJMI I FUNDIT:

Zgjohet me nguti për ta zbrazur koshin e plehrave – gruaja përfundon dy herë brenda shportës teksa vrapon drejt kamionit të lagjes

Zgjohet me nguti për ta zbrazur koshin e plehrave – gruaja përfundon dy herë brenda shportës teksa vrapon drejt kamionit të lagjes

Një grua e cila ishte zgjuar në mëngjes për të zbrazur koshin e plehrave, përfundon dy herë brenda shportës së madhe teksa nxiton për tek kamioni i mbeturinave.

Pamjet e gruas së pafat u shpërndanë, ku videoja e parë grumbulloi më shumë se 161 mijë shikime në më pak se një ditë, transmeton Telegrafi.


Sipas pamjeve, ajo nxitoi për të dalë jashtë pasi kishte harruar të nxirrte koshin e saj të plehrave një natë më parë.

Derisa kamioni i mbeturinave mobilizohet para shtëpisë së saj, gruaja e veshur me geta ngjyrë rozë del nga garazhi dhe hedh disa sende të fundit përpara se të marshonte drejt automjetit.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se ku është xhiruar videoja, por sipas llojit të kamionit pamjet duket se u morën në SHBA. /Telegrafi/