LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhje e përkohshme për transportin e vetëm 200 nxënësve nga Vizbegu

Zgjidhje e përkohshme për transportin e vetëm 200 nxënësve nga Vizbegu

Për një pjesë të vogël të nxënësve të Vizbegut që procesin mësimor e ndjekin në shkollat e komunës së Çairit, përkohësisht është siguruar transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje. Më herët, nxënësit ishin të detyruar të bëjnë rrugë në këmbë mbi 5 kilometra ose të gjejnë një mënyrë tjetër për të mbërritur në shkollën “Ismail Qemali” ose “7 Marsi” në Çair, sepse në vendbanimin e tyre mungon shkolla fillore.

“Me autobus është më mirë, kur shkonim me makinë ishte shumë ngushtë, nuk kishim vend për t’u ulur të gjithë”.


“Më mirë është me autobus se me taksi ka shpenzime. Më mirë me autobus sepse autobusi na pret. Edhe për familjen time është më sigurt sepse e dinë se shkojmë dhe vijmë me autobus”.

“Është më mirë sepse e kemi të sigurt autobusin. Nuk frikohemi për asgjë se ku kemi mbet, tash është më mirë,”.

“Prej cilit ndërrim po ktheheni? Prej ndërrimit të parë. Si është tash rruga me autobus? Më mirë dhe më sigurt”.

Ndërkohë, fëmijët e kësaj lagjeje por që mësojnë në komunën Shuto Orizarë, vazhdojnë të përballen me shumë vështirësi derisa mbërrijnë në shkollën fillore “26 Korriku”.

“Unë çdo ditë shkoj në këmbë, e kemi shumë larg, Kur jemi në mëngjes është shumë ftoftë, ka qenë endacak. Frikohemi mos na sulmojnë. Për sa mbërrini? Për gjysmë ore. Edhe ne dëshirojmë të kemi autobus deri në shkollë”.

Nga Këshilli i prindërve thanë se zgjidhja e përhershme e kësaj çështje problematike është ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg.

“Zgjidhja e përhershme është ajo që e kërkojmë vazhdimisht ne, jo vetëm unë, jo vetëm si këshill, por të gjithë banorët e Vizbegut, ndërtimi I shkollës që njëherë e përgjithmonë të merr fund kjo lojë. Nëqoftëse disa fëmijë janë rregulluar, ato janë 190 fëmijë, shumica e fëmijëve të Vizbegut që shkojnë në Shutkë janë pa u rregulluar. Të njëjtit lëvizin nëpër baltë, nëpër rrugë të paasfaltuara, të pandriçuara, me qen endacak përreth tyre dhe derisa kthehen ato shumica e prindërve dhe banorëve të Vizbegut janë me brenga”, deklaroi Agron Rafizi, Këshilli i prindërve.

Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, mbi 1400 nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave si Butel, Çair dhe Shuto Orizarë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori