LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet zëvëndësguvernatori i BQE-së

Zgjidhet zëvëndësguvernatori i BQE-së

Luis de Guindos do të jetë zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i dhënë Madridit një nga pozitat më të larta të politikëbërjes në Eurozonë, shkruan Telegrafi.

Guindos aktualisht është ministër spanjoll i Ekonomisë dhe një ish-bankier i ‘Lehman Brothers’, ishte i vetmi kandidat në garë pasi Irlanda të martën tërhoqi kandidaturën e Philip Lane, Guvernator i Bankës Qendrore të Irlandës.


Vendimi u murr gjatë një takimi të ministrave të Financave në Bruksel, mirëpo ministri spanjoll, i cili nuk ka përvojë të mëparshme të politikës monetare do të zëvendësojë Vitor Constâncio.

Emërimi i Guindos është i pari nga katër vendet e lira në Bordin Ekzekutiv gjashtë-anëtarësh të BQE-së, duke përfshirë dhe pozitën e Guvernatorit. /Telegrafi/