LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet pjesërisht çështja e gazetarëve të larguar nga puna në TV Telma

Zgjidhet pjesërisht çështja e gazetarëve të larguar nga puna në TV Telma

Nga dymbëdhjetë gazetarët e Tv Telma, të cilët u larguan nga puna, si tepricë teknologjike, vetëm katër do të vazhdojnë me punë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga Sindikata e pavarur e gazetërve dhe punëtorëve të mediumeve (SPGPM), e cila ka arritur marrëveshje me udhëheqësinë e TV Telma. Ata do të kenë pozitë dhe rrogë më të ulët, ndërkaq tetë gazetarët e tjerë, sipas të gjitha gjasave, do të marrin vendimin e pushimit nga puna.


Megjithatë, tani për tani, bëhet fjalë vetëm për marrëveshje gojore, që pritet të zyrtarizohet në javën që vjen./Telegrafi/