LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet misteri që ka munduar njerëzimin për katër mijë vite: Zbulohet metoda si janë ndërtuar piramidat (Foto/Video)

Zgjidhet misteri që ka munduar njerëzimin për katër mijë vite: Zbulohet metoda si janë ndërtuar piramidat (Foto/Video)

Arkeologët kanë gjetur dëshmi interesante që mund të zgjedhin një nga misteret më të mëdha në historinë e njerëzimit – si një shoqëri nga Epoka e Bronzit, ata nuk kishin avancuar sa i përket teknologjisë, por kanë arritur të lëvizin blloka të mëdhenj të gurit gëlqeror prej të cilëve i kanë ndërtuar piramidat në Gizë.

Në zbulimin e fundit kishte mbishkrime të ndryshme në papirus, ku gjithashtu ishte e vizatuar një anije e drurit si dhe planimetria e kanalizimit modern, që tregon për një infrastrukturë super moderne të ndërtuar asokohe në Gizë, transmeton Telegrafi.

Në copëzën e papirusit që është gjetur në portin Ëadi el-Jarf, që ishte shkruar personalisht nga Merrer, udhëheqësi i një ekipi prej 40 ndërtuesve elitar, është përshkruar në detaje se si bllokat e gurit gëlqeror që në total peshonin mbi 170 mijë tonë, janë transportuar nëpërmes lumit Nil për në Gizë (ku secili bllok peshonte 2.5 tonë.

Transportimin e tyre punëtorët e kishin bërë me anije të drurit, ku gurët gëlqeror janë lidhur me litar dhe më pas kanë lundruar për në portin e brendshëm që ishte vetëm disa kilometra larg piramidave. Në fakt, punëtorë përmes kanalit kishin lundruar nëpër lumin Nil.

Edhe pse prej kohësh dihet se blloqet e granitit me të cilat janë ndërtuar piramidat janë sjell nga Asuani, 855 metra në jug të Gizës, kurse blloqet e gurit gëlqeror janë sjell në Tura tetë kilometra largësi. Por, arkeologët nuk kanë mundur të bien dakord se si materiali i ndërtimit ishte transportuar me saktësi.

Mbetjet e kanalit janë gjetur nën pllajën e pluhurosur në Giza, si dhe pishina kryesor në të cilin janë kryer dërgesat kryesore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Interesante

"Air Biden": Atletet 'për stabilitet maksimal' të Joe Biden bëhen lajm - nxisin reagime në mediat sociale

Interesante
Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Fun
Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Anglezja pretendon se një ditë u zgjua nga gjumi duke folur me theks uelsian, pavarësisht se kurrë nuk e ka vizituar këtë vend

Interesante
Gjendet

Gjendet "buzëkuqi" më i vjetër në botë në një vend që dikur e ndalonte grimin

Interesante
Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Aeroplani nuk arrin të aterrojë në pistë nga erërat e forta, e shtynin prapa fluturaken në Londër – piloti ia arrin qëllimit në tentimin e dytë

Interesante
Kalo në kategori