LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet bordi i drejtorëve të OSHP-së – cilat punë e presin?

Zgjidhet bordi i drejtorëve të OSHP-së – cilat punë e presin?

Që nga muaji prill i vitit 2021, ka qenë e pamundur të merret ndonjë vendim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit apo siç njihet ndryshe, Gjykata e Tenderëve, për shkak të mos emërtimit të bordit të saj drejtues.

Shumë projekte kapitale kanë mbetur pa u realizuar, mbi 500 milionë euro i janë bllokuar operatorëve ekonomik për shkak të atakimit të aktiviteteve të prokurimit, mbi 700 ankesa të deponuara në OSHP kanë ngelur pa përgjigje.


Sipas raportit vjetor të viti 2021 të publikuar nga OSHP kjo rrethanë ka ndikuar që të mos ketë progres në arritjen e objektivave dhe rritjen e cilësisë.

Që nga muaji Prill i viti 2021 janë bërë disa përpjekje të pasuksesshme që të emërohet një bord drejtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Për këtë bord është hapur 3 herë konkursi që nga qeveria e Avdullah Hotit.

Me 23 qershor Kuvendi i Republikës së Kosovës themeloi bordin e drejtorëve të OSHP.  7 Ditë me Panxhën ka realizuar një storie në lidhje me rëndësinë e funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni storien në vazhdim. /Telegrafi/