LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i parkimit zonal në Tetovë në duart e policisë

Zgjerimi i parkimit zonal në Tetovë në duart e policisë

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” në Tetovë, po përballet me mungesë të asistencës nga ana e policisë së Tetovës për kryerjen e detyrave të përditshme lidhur me funksionimin e merimangës, shkruan gazeta Koha. Kjo, për shkak se shumë pjesëtarë të policisë janë të angazhuar në çështjen e sigurisë në vend dhe të njëjtit marrin pjesë edhe në sigurimin e protestave që mbahen në Shkup. Kjo ka bërë që ata gjatë ditës të asistojnë diku rreth tre ose katër orë, kurse asistenca e tyre është e nevojshme më shumë se dhjetë orë brenda ditës.

“Dy muajt e parë të këtij viti kemi hasur në shumë vështirësi financiare, sepse kishim zgjidhje. Më pas, për shkak të gjendjes së sigurisë në vend dhe angazhimit të policisë në detyra tjera, kemi shumë pak asistencë nga ana e policisë dhe kjo ndikon negativisht në grumbullimin e të ardhurave të ndërmarrjes sonë. Pjesëtarët e policisë së komunikacionit na duhen në çdo vend ku kemi parking dhe duhet çdo herë të kemi nga dy polic”, tha për Koha, Fejsal Behadini, drejtor i Ndërmarrjes Publike Parkingu i Qytetit në Tetovë.

Problem tjetër i shfaqur kohëve të fundit, është edhe mos-dhënia e pëlqimit nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme për zgjerimin e disa bulevardeve. Drejtori Behadini thotë se përgjigjja e tyre ka qenë negative për shkak të, siç tha ai, moskompletimin e dokumentacionit.

Nga policia e Tetovës kanë thënë se leje për zgjerimin e zonës së parkimit nuk është dhënë për shkak të mos përmbushjes së dokumentacionit teknik. Me detaje të reja pritet që policia të del ditëve në vijim.

Ndryshe, sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, është kërkuar leje nga policia, që në rrugën “Todor Xhipovski” të organizohet parkim në anën e djathtë, në drejtim që automjetet lëvizin nga udhëkryqi i rrugës së “Ilindenit” me rrugën “Strasho Pinxhur” dhe kjo do të jetë pjesë e zonës A.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori