LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, Partia Demokratike i drejton gjashtë pyetje qeverisë Rama

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, Partia Demokratike i drejton gjashtë pyetje qeverisë Rama

Partia Demokratike ka reaguar publikisht pas miratimit të dekretit nga Greqia, e cila vendosi të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Me anë të një deklaratë të shpërndarë për mediat, selia blu thotë se qeveria Rama nuk ka bërë transparencë se çfarë negociatash ka zhvilluar me palën greke mbi këtë çështje, aq shumë të disktutuar dhe debatuar në opinionin publik shqiptar.


Partia Demokratike në pyetjet drejtuar qeverisë kërkon sqarime konkrete mbi negociatat që ka bërë Shqipëria me Greqinë, mbi faktin se çfarë është pranuar ose çfarë është hedhur poshtë nga pala shqiptare.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke. Të gjendur përballë një situate ku Republika Helenike ka deklaruar shtrirjen e ujërave të veta territoriale deri ne 12 milje është krejt legjitime që çdo qytetar shqiptar t’i drejtojë këto pyetje Qeverisë Shqiptare. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë”, thotë PD-ja.

Pyetjet që PD-ja i drejton qeverisë:

Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?
Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?
A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po, cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?
A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?
A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?
Nëse ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një reagim të mëparshëm shkroi në rrjetin social “Twitter” se Greqia po aplikon të drejtën e saj për t’u zgjeruar në det me 12 milje, gjë të cilën Shqipëria e ka bërë shtoi ai në vitin 1990 dhe nuk është kontestuar aspak.

Sipas tij, zgjerimi i shteti fqinj nuk prek asnjë pjesë të Shqipërisë. Ai shtoi se zgjerimi me 12 milje sipas Konventave të Detit bëhet aty ku ka mundësi, ndërsa për pjesën e diskutuar, Shqipëria dhe Greqia tashmë janë pajtuar mes tyre, që mosmarrëveshjet rreth delimitimit të kufirit detar, të marrin zgjidhje përfundimtare në Gjykatën Ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori