Lidershipi i Francois Hollande përfaqëson vite të humbura për Francën, thotë njeriu që shpreson t’ia marrë presidentit jopopullor socialist çelësat e Elizesë majin e vitit 2017.
Ish-ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg, njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen dhe me komentet e bëra u kthye në pretendentin më të fundit që sfidon linjën qeveritare pro-biznesit.
Montebourg nuk sqaroi nëse do t’i hyjë betejës së paraprakeve të së majtës për caktimin e një kandidati, por do të garojë si i pavarur. I dëbuar nga ekzekutivi dy vjet më parë për shkak të kritikave që nuk ngurronte t’i hidhte ndaj shefit të Elizesë, ish-ministri tani po zbret në fushën e luftës zgjedhore.
“Normalisht nuk duhet të jem këtu duke propozuar një alternativë, sepse këtë premtuam përpara katër vjetësh. Por tani kemi mbetur me ndjesinë se këto vite ishin kohë e humbur. Ashtu si shumica e popullit francez, edhe unë e kam të pamundur të mbështes presidentin aktual dhe po shpall kandidaturën time për president”, tha ai në një takim me simpatizantë.
Duke e nxitur Hollande të mos kandidojë përsëri, Montebourg u shpreh se platforma e tij përfshin hapa për fundin e masave të rrepta anti-krizë dhe shtim të shpenzimeve, përmbysjen e rritjes së taksave përgjatë 5 viteve të fundit, luftë kundër globalizimit dhe ristrukturim të BE-së, të cilën e sheh praktikisht si “një kompani të dështuar”.
Hollande, niveli i simpatisë për të cilin është më i ulëti nga të gjithë presidentët francezë të ditëve tona, e ka bërë të qartë se vetëm në fund të vitit do të njoftojë pjesëmarrjen ose jo në garën për presidencën franceze, ndërsa sondazhet e opinionit tregojnë se pavarësisht të gjithave, ai sërish mund t’i fitojë zgjedhjet paraprake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251