Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025, por deri tani subjektet politike nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Telegrafin, njoftoi se asnjë aplikim nga partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur nuk është pranuar ende.
Ai theksoi se afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është deri më 11 dhjetor 2024.
“Deri më 11 dhjetor, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha zëdhënësi i KQZ, Elezi.
I pyetur se pasi subjektet politike të dorëzojnë listat për kandidatët për deputetë se a do ta bëjë KQZ-ja verifikimin e tyre, ai tha: “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse ‘është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv’.
Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”.
Ndryshe, sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-së; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame