LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni mbahen më 13 nëntor!?

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni mbahen më 13 nëntor!?

Është vendosur përfundimisht se kur do të mbahen zgjedhjet e reja të përgjithshme në shtetin e Maqedonisë. Gazeta Blic nga burime ndërkombëtare ka marrë vesh se zgjedhjet e reja parlamentare në shtetin fqinj do të mbahen në muajin nëntor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ka një konsensus të të gjithë liderëve partiak. Zgjedhjet përfundimisht do të mbahen më datë 13 nëntor”, kështu i ka thënë Gazetës Blic një burim ndërkombëtar.


Ndryshe, pas publikimit të shumë skandaleve nga lideri opozitar, Zaev, partitë ishin marrë vesh që të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përkundër që ishte caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve në pjesën e parë të këtij viti, kjo nuk ndodhi për shkak se marrëveshja e liderëve nuk u respektua, dhe kësisoj tani zgjedhjet do të mbahen në fund të këtij viti./Telegrafi/