LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, ambasadori i Francës në Kosovë ndjen keqardhje për numrin e ulët të votuesve

Zgjedhjet në veri, ambasadori i Francës në Kosovë ndjen keqardhje për numrin e ulët të votuesve

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.

Guerot ka shprehur keqardhje për numrin e ulët të daljes në votime, derisa ka përsëritur kërkesën për të zbatuar akordin e arritur në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit bazuar në Propozimin Evropian.

“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë për një zgjidhje politike të problemit. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot në Twitter.


Reagon SHBA për zgjedhjet në veri: Janë mbajtur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Lexo po ashtu Reagon SHBA për zgjedhjet në veri: Janë mbajtur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës me gjithë bojkotimin e tyre të paralajmëruar nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik që mbështetet nga Serbia.

Ata u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që u arrit në Ohër me 18 mars./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori