LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Rusi – kështu mashtrohen votuesit nga partia e Vladimir Putinit

Zgjedhjet në Rusi – kështu mashtrohen votuesit nga partia e Vladimir Putinit

Në fundjavë, rusët do të zgjedhin përbërjen e re të Dumas. Kritikët e Kremlinit tashmë po paralajmërojnë se po bëhen manipulime në favor të partisë “Rusia e Bashkuar”, e cila qëndron prapa vetë presidenti Vladimir Putin.

Ivan Zhdanov, një bashkëpunëtor i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, thotë se pret një “mashtrim kolosal” të zgjedhjeve.

Janis Kluge nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë, që është njohës i Rusisë, vlerëson se do të ketë rreth 10 milionë vota të rreme me rreth 90 milionë votues me të drejtë vote, përcjell Telegrafi.

Kluge thotë se mashtrimet zgjedhore nuk do të kryhen në Moskë, por do të ushtrohet presion edhe mbi qeveritarët dhe autoritetet rajonale.

Disa nga metodat për mashtrime në zgjedhjet ruse

Përjashtimi: Pothuajse të gjithë kandidatët që kanë lidhje me aktivistët e opozitës u përjashtuan nga zgjedhjet. Grupet që përkrahin Navalnyn u shpallën organizata ekstremiste ose “agjentë të huaj”.

Pagesa të veçanta: Pak para mbajtjes së zgjedhjeve, Putin urdhëroi një pagesë të veçantë për rreth 1.7 milion nëpunës civilë.

Rusia përmes tregtarit të leshit, i afërt me strukturat e sigurisë bllokon aplikacionin 'Votimi i Zgjuar' të Alexei Navalnyt
Lexo po ashtu Rusia përmes tregtarit të leshit, i afërt me strukturat e sigurisë bllokon aplikacionin 'Votimi i Zgjuar' të Alexei Navalnyt

Festat: Zgjedhjet nuk zhvillohen në muajin dhjetor, si në të kaluarën, por në shtator. Në këto festa, shumica e njerëzve janë akoma me pushime dhe nuk mendojnë për politikën.

Mashtrimi me dhurata: Votuesit e partisë “Rusia e Bashkuar” janë “mashtruar” me dhurata të majme ose shuma të parave deri 150 euro për ta votuar partinë e duhur.

Mos kontrolli i procesit zgjedhor: Zgjedhjet në Rusi zgjasin nga 17 shtatori deri më 19 shtator. Askush nuk kontrollon se çfarë ndodh me përmbajtjen e kutive të votimit.

Manipulimi online: Për herë të parë ekziston mundësia e votimit online. Kundërshtarët supozojnë se votat e dhëna në mënyrë elektronike janë më të lehta për t’u falsifikuar.

Bllokimi: Faqja e internetit “Votimi i Zgjuar” që drejtohet nga Navalny është bllokuar. Ky aplikacion i kishte ofruar votuesve në zgjedhjen e atyre kandidatëve që janë kundër partisë “Rusia e Bashkuar”. Autoritetet më parë kishin ndaluar Google dhe Yandex të shfaqnin termin “Votim i Zgjuar” në rezultatet e kërkimit.

Kufizimi i personave në vendvotime: Autoritetet ruse kanë kufizuar kushtet e punës për vëzhguesit e zgjedhjeve dhe kanë lejuar vetëm 60 persona të hyjnë në vendvotim. Prandaj, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka kundërshtuar këtë vendim.

Presioni: Shumë zyrtarë shtetërorë ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre.

Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin
Lexo po ashtu Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin

Shumë qytetarë nuk votojnë

Sipas Kluge, pjesëmarrja e votuesve do të jetë e ulët. Jo vetëm sepse shumë votues janë ende me pushime, por se rusët nuk janë aspak të interesuar për zgjedhjet.

Ngase ata nuk shpresojnë se do të ndryshoj jeta e tyre.

“Partia e Putinit pritet t’i fitojë zgjedhjet, ngase ai nuk lejon asnjë alternativë”, shprehet Kluge.

Vetë presidenti Putin nuk është anëtar i partisë “Rusia e Bashkuar”. Ai nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në këto zgjedhje. Në vitin 2024, do të mbahen zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori