LAJMI I FUNDIT:

Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin

Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin

Kur kanë mbetur më pak se tre javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, popullariteti i presidentit aktual Vladimir Putin ka rënë.

Kështu thuhet në sondazhin më të ri të Qendrës së Pavarur ruse “Levada Center”, duke shtuar se është rezultati më i keq që nga muaji maj i vitit të kaluar.


Sipas “Levada Center“, përkrahja e Putinit në gusht ka rënë në 61 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në muajin qershor.

“Vlerësimi për përkrahjen e presidentit rus Vladimir Putin në dy muajt e fundit ka pësuar rënie, duke ra nga 66 për qind që ishte në muajin qershor në 61 për qind në muajin gusht. 37 për qind e qytetarëve rusë e kundërshtojnë zgjedhjen e tij”, thuhet në sondazh.

Ditë më parë, po e njëjta organizatë ka thënë se vetëm 27 për qind e rusëve janë të gatshëm ta votojnë partinë “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga Putin.

Levada Center: Vetëm 27 për qind e rusëve janë të gatshëm ta votojnë partinë e presidentit Vladimir Putin
Lexo po ashtu Levada Center: Vetëm 27 për qind e rusëve janë të gatshëm ta votojnë partinë e presidentit Vladimir Putin

Mediet ndërkombëtare thonë se zgjedhjet e 19 shtatorit shihen si një përpjekje e Putinit për ta vazhduar sundimin e tij, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen më 2024.

Udhëheqësi 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, vitin e kaluar ka bërë disa ndryshime kushtetuese, që lejojnë atë ta mbaj pushtetin deri në vitin 2036.

Derisa afrohen zgjedhjet, përkrahësit e opozitës ruse, mediet e pavarura dhe aktivistët e të drejtave të njeriut përballen me presion të shtuar të qeverisë, i atribuuar nga dëshira e Kremlinit që të siguroj se “Rusia e Bashkuar” duhet të ruajë pozicionet e saj dominuese në Duma.

Përkrahja e Vladimir Putinit | Burimi: Levada Center

Fraksioni i “Rusia e Bashkuar” aktualisht mban 334 vende nga 450 sa ka parlamenti.

Ekipi i Navalnyt është përballur me një përndjekje intensive nga Kremlini. Ndërsa, Navalny po mbahet në burg, Fondacioni i tij për Luftën kundër Korrupsionit dhe një rrjet organizatave janë klasifikuar ekstremiste. Ky përcaktim ua ka pamundësuar personave të lidhur me grupet të kërkojnë poste publike, duke i ekspozuar ata me burgime afatgjate.

Kremlini ka shpallur gjithashtu një numër të medieve të pavarura dhe gazetarëve si “agjentë të huaj”, një etiketim që nënkupton kontroll shtesë të qeverisë, duke i diskredituar ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori