LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Podujevë, KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit

Zgjedhjet në Podujevë, KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë, transmeton Telegrafi.


Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Podujevës:

KQZ vendos, pesë ditë fushatë zgjedhore në Podujevë
Lexo po ashtu KQZ vendos, pesë ditë fushatë zgjedhore në Podujevë

a. Afati për krijimin e Listës së Votuesve, periudha e kundërshtimin dhe konfirmimit fillon më 11 nëntor dhe përfundon më 14 nëntor 2020;

b. Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;

c. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë të subjekteve politike dhe organizatave vendore fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;

d. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë ndërkomëbtar dhe mediave fillon më 25 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;

e. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;

f. Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon më 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;

g. Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të ve#amta fillon më 16 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori