Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjitha partitë përpiqen të bëjnë për vete të pavendosurit, por në garën për postin e kancelarit në finish mbërrijnë vetëm dy politikanë.
Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet po tregohet i vendosur të dalë në krye të garës. “Këto janë zgjedhje me një rezultat shumë të ngushtë, kjo është një garë shumë e ngushtë”, tha Laschet në kuadër të një takimi elektoral në Delbryk-Stainhorst të landit Renani-Veriore Vestfali, ku ai është kryeministër.
Kurse kandidati socialdemokrat, Olaf Scholz që në sondazhe kryeson premtoi më shumë apartamente të arsyeshme në çmim. Si kancelar ai do të kujdeset, që të çojë përpara projektin e 400.000 apartamenteve të reja dhe 100.000 prej tyre do të jenë banesa sociale, tha Scholz në një takim elektoral në sheshin Marien Marienplatz në Mynih. Së bashku me kandidaten për kancelare të të Gjelbërve, Annalena Baerbock, ata duan të dielën të zhvillojnë diskutimin e fundit televiziv të kandidatëve për kancelar.
Demokratët e qendrës sillen si duhet me njëri-tjetrin
Scholz, që banimin e ka kthyer në një temë të fushatës së tij premtoi se tek “aleanca për banimin”, do të bëjë pjesë edhe një moratorium, në të cilin do të vendoset që qiratë në pesë vitet e ardhshme të rriten në mënyrë të moderuar. “Edhe në plan afatgjatë ne duam të pengojmë, që qiratë të rriten me shpejtësi në një kohë të shkurtër”, tha Scholz.
Kurse kandidati konservator, Armin Laschet tregohet me mirëbesim, megjithë vlerat më të dobta në sondazhe. Në fjalimin e tij para 500 përkrahësve të CDU-së, ai tha se “tani kemi edhe 8 ditë kohë, dhe ne e ndjejmë të gjithë, diçka po ndryshon.” Në sondazhe ka shumë njerëz që nuk janë të përfaqësuar. “Por të dielën e ardhshme nuk do të klikohet, aty do të mbushet një fletëvotimi. Atëherë edhe ata që shpesh nuk pyeten do të japin votën e tyre.”
Në sondazhet e fundit, SPD qëndron me 25% para Unionit CDU/CSU. Kurse sipas ekspertëve të sondazheve, Annalena Baerbock e Të Gjelbërve ndodhet në vendin e tretë. Laschet është shprehur, se “demokratët e qendrës punojnë së bashku dhe sillen si duhet me njëri-tjetrin”. Baerbock, Scholz dhe ai nuk bëjnë një luftë personale zgjedhore, tha Laschet. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania