LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në komunat e veriut të Kosovës- këta janë kandidatët e certifikuar nga KQZ

Zgjedhjet lokale në komunat e veriut të Kosovës- këta janë kandidatët e certifikuar nga KQZ
Foto: Arkiv

Zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen me 23 prill ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidat nga partitë politike.

Mitrovicën e veriut janë tre kandidatë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica,  PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje shkruan Telegrafi.


Leposaviq janë tre kandidat PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Alekandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zveçan janë gjithashtu tre kandidat, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq – Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet në veri, Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Pantiq
Lexo po ashtu Zgjedhjet në veri, Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Pantiq

Në anën tjetër Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ani pse kjo parti kontrollohet nga Beogradi zyrtar edhe pas dakordimeve në Bruksel e Ohër për planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kjo nuk ka ndikuar që ata të jenë pjesë e procesit demokratik zgjedhor në Kosovë.

Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Pas kësaj, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës. QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë të rregullt
Lexo po ashtu Edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë të rregullt

Përmes një deklarate publike të premten, shtetet e QUINT-it kanë thënë se zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe se “është thelbësore që të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore e të rregullt”./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori