LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës – si dhe kur mund të votoni përmes postës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës – si dhe kur mund të votoni përmes postës

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur  mënyrën e si dhe kur mund të votohet përmes postës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës.

Votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, në fletëvotimin për Kryetar Komune ku janë të renditur emrat e kandidatëve, duhet të shënojnë vetëm një kandidat.


Fletëvotimin për Kryetar Komune mund ta gjeni në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”

Kthimi i pakos së fletëvotimit:

 Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

 Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Periudha e votimit përmes postës është nga 3 mars – 13 mars 2020

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 13 mars 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori