LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e guvernatorit, Gent Sejko i BSH-së uron Ahmet Ismailin me rastin e emërimit në krye të BQK-së

Zgjedhja e guvernatorit, Gent Sejko i BSH-së uron Ahmet Ismailin me rastin e emërimit në krye të BQK-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Gent Sejko ka uruar Ahmet Ismailin me rastin e zgjedhjes në krye të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Sejko në urimin e tij shprehet se eksperienca dhe profesionalizmi i Ismailit do të siguroj që të përmbushen me sukses objektivat e tij.


“Me rastin e zgjedhjes tuaj në detyrën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë t’ju dërgoj në emër të Bankës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për një mandate të suksesshëm në drejtimin e këtij institucioni”, thuhet në urimin e Sejkos.

Osmani dekreton guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës
Lexo po ashtu Osmani dekreton guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës

“Eksperienca drejtuese dhe bagazhi juaj profesional janë një garanci e shtuar për institucionin dhe jam mese i bindur se Banka Qendrore e Kosovës do të përmbush me sukses të gjitha objektivat e saj, si dhe do të sigurojë një sistem bankar e financiar të qëndrueshëm”, vijon letra dërguar guvernatorit Ismaili.

Në fund, i pari i BSH-së thotë se do të vazhdoj bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve më të larta financiare.

“Shpreh besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy institucioneve tona do të vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të thellohen më tej edhe nën mandatin tuaj. Përfitoj nga rasti t’ju rikonfirmoj se Banka e Shqipërisë do të jetë përherë e gatshme të ofrojë mbështetjen dhe ndihmesën e saj në çdo fushë që do të jetë nevoja”, përfundon urimi i BSH-së. /Telegrafi/