LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhën anëtarët e Bordit të Telekomit

Zgjedhën anëtarët e Bordit të Telekomit

Qeveria e Kosovës ka emëruar të enjten shtatë anëtarë të rinj të Bordit të Telekomit të Kosovës.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj Besa Shatri, Skënder Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Suzana Angjelkoviq dhe Filiz Krasniqi janë emëruar anëtarë të bordit të PTK-së.


Se e janë këta emra të afërt me subjektet politike, Haradinaj nuk ka treguar, por ka siguruar se procesi i përzgjedhjes ka qenë i mirëfilltë.

“Për sa janë politik, nuk mund them tash për tash, por mundem me ju siguruar diçka se ka ndodhur një proces i mirëfilltë paraprak para këtij vendimi, por është shtyrë, sepse është bërë ndërrimi i Qeverisë, dhe se është i njëjti proces që është vazhduar. Andaj, edhe një praktikë e tillë janë komisionet të cilat i bëjnë propozimin qeverisë. Pra, në tavolinë të qeverisë këta gjatë (emra) kanë ardhur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndryshe, Bordi i Telekomit të Kosovës ka qenë jo funksional tash e më shumë se dy vjet. /Telegrafi/