LAJMI I FUNDIT:

Zgjatja e orarit të klubeve të natës, zgjedhja e Bordit të AKP-së dhe ndarja e mjeteve financiare për Pakon e Ringjalljes – ngjarjet e javës së kaluar në ekonomi

Zgjatja e orarit të klubeve të natës, zgjedhja e Bordit të AKP-së dhe ndarja e mjeteve financiare për Pakon e Ringjalljes – ngjarjet e javës së kaluar në ekonomi

Zgjatja e orarit të klubeve të natës, zgjedhja e Bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ndarja e 30 milionë eurove për zbatimin e katër masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe shkarkimi i anëtares së Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan javën e kaluar në ekonomi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar vendimin që të zgjatet orari i klubeve të natës deri në ora 03:00.


“Klubet e natës lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në ora në ora 03:00. 20. Kryerja e pagesave si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 03:15”, thuhet në vendimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, sipas Qeverisë, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit ose testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.

Qeveria zgjat orarin e klubeve të natës deri në ora 03:00
Lexo po ashtu Qeveria zgjat orarin e klubeve të natës deri në ora 03:00

Me 60 vota për dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur Bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Nazmi Mikullovci është votuar si kryesues i AKP-së, ndërsa anëtar i Nordit janë Suzana Dautaj – Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi – Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini.

Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e drejtorëve të Bordit të kësaj Agjencie.

Deputeti nga PDK, Ferat Shala ngriti pikëpyetje për kandidatët e propozuar për Bord të AKP-së.

Muaj më parë, Kuvendi shkarkoi Bordin e kaluar nga udhëheqja e Agjencisë.

Kuvendi zgjedh Bordin e ri të AKP-së
Lexo po ashtu Kuvendi zgjedh Bordin e ri të AKP-së

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka shkarkuar nga pozita e anëtares së bordit të KOSTT-it, Xhyldane Kiçmarin.

Kjo nuk ishte paraparë më herët, por rendi i ditës u plotësua me shqyrtimin e raportit për shkarkimin e saj si anëtare e Bordit të ndërmarrjes KOSTT.

Ky propozim erdhi nga Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe Tregti.

Nënkryetarja e këtij Komisioni, deputetja e LVV-së, Jeta Statovci tha se rekomandojnë që të shkarkohet Xhyldane Kiçmari për shkak të konfliktit të interesit, pasi ajo punon edhe në një institucion tjetër publik.

“Komisioni vlerësoi se ajo ka pranuar dy paga, dhe në vend që të merr masa të shmang konfliktin e interesit ka kërkuar kompensim për udhëtim dhe shpenzimeve tjera lidhur me të”, ka thënë Statovci.

Shkarkohet anëtarja e bordit të KOSTT-it, Xhyldane Kiçmari
Lexo po ashtu Shkarkohet anëtarja e bordit të KOSTT-it, Xhyldane Kiçmari

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati nё mbledhjen e 24-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen 30 milionë euro për zbatimin e katër masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Masat në fjalë janë ato për mbështetjen e bizneseve për qasje në financa; mbështetjen për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale; mbështetjen e Kulturës dhe Sportit dhe mbështetjen e mërgatës.

“Përmes masës 2.2, Mbështetja e bizneseve për qasje në financa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon ringjalljen e ekonomisё dhe prodhimit, përkatësisht mbështetjen e bizneseve pёrmes subvencionimit të tarifave të garancisë, rrjedhimisht ofrimit tё mundësive pёr qasje mё tё lehtё nё financim. Kёshtu, nё pёrpjekje tё rindёrtimit tё ekonomisё pёrmes sektorit privat, MFPT me 3 milionё euro subvencion tarifat e garancisё pёr Fondin Kosovar pёr Garanci Kreditore, gjë që çliron potencial edhe për 86 milionë euro kredi të garantuara”, thuhet në njoftim.

Përmes masës 3.2, mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, qeveria ndau 17 milionё euro pёr pёrfituesit e skemave sociale dhe pensionale.

Me anё tё kёsaj mase, MFPT thuhet se synon rritjen e mirёqenies sociale dhe krijimin e një shoqërie të barabartë duke mbështetur familjet që pranojnë asistencë sociale me 30 për qind mbi nivelin e rregullt dhe duke paguar shtesat për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Kёto shtesa do të aplikohen deri në fund të kёtij vitit fiskal.

Po ashtu, përmes masës 4.3, Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, Qeveria ndau 5 milionë euro pёr Ministrinё e Kulturёs, Rinisё dhe Sportit.

Kёto mjete do tё investohen në sportet e gjera, në mbrojtën e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e kulturёs e rinisё. Ky investim do të bëhet me qëllim që t’i japim vendit gjallëri duke organizuar dhe mbështetur ngjarje e projekte kulturore dhe sportive.

“Së fundmi, përmes masës 4.5, Mbështetja e mërgatës, Qeveria ndau 5 milionë euro për mbulimin e kostos sё reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht në Kosovë përmes pikave kufitare deri nё fund tё kёtij viti fiskal. Gjithashtu, vlen të theksohet se polica kufitare e subvencionuar nga Qeveria ka vlefshmëri një muaj”, vijon njoftimi.

30 milionë euro për zbatimin e katër masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Lexo po ashtu 30 milionë euro për zbatimin e katër masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Gjatë kësaj jave, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes më 04.08.2021.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim më 28 korrik kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/