Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati sot nё mbledhjen e 24-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen 30 milionë euro për implementimin e katër masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Masat në fjalë janë masa 2.2 mbështetja bizneseve për qasje në financa; masa 3.2 mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale; masa 4.3 mbështetja e Kulturës dhe Sportit; dhe masa 4.5 mbështetja e mërgatës.
“Përmes masës 2.2, Mbështetja e bizneseve për qasje në financa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon ringjalljen e ekonomisё dhe prodhimit, pёrkatёsisht mbështetjen e bizneseve pёrmes subvencionimit të tarifave të garancisë, rrjedhimisht ofrimit tё mundësive pёr qasje mё tё lehtё nё financim. Kёshtu, nё pёrpjekje tё rindёrtimit tё ekonomisё pёrmes sektorit privat, MFPT me 3 milionё euro subvencion tarifat e garancisё pёr Fondin Kosovar pёr Garanci Kreditore, gjë që çliron potencial edhe për 86 milionë euro kredi të garantuara”, thuhet në njoftim.
Përmes masës 3.2, mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, qeveria ndau 17 milionё euro pёr pёrfituesit e skemave sociale dhe pensionale.
Me anё tё kёsaj mase, MFPT thuhet se synon rritjen e mirёqenies sociale dhe krijimin e një shoqërie të barabartë duke mbështetur familjet që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt dhe duke paguar shtesat për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro.
Kёto shtesa do të aplikohen deri në fund të kёtij vitit fiskal.
Po ashtu, përmes masës 4.3, Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, Qeveria ndau 5 milionë euro pёr Ministrinё e Kulturёs, Rinisё dhe Sportit.
Kёto mjete do tё investohen në sportet e gjera, në mbrojten e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e kulturёs e rinisё. Ky investim do të bëhet me qëllim që t’i japim vendit gjallëri duke organizuar dhe mbështetur ngjarje e projekte kulturore dhe sportive.
“Së fundmi, përmes masës 4.5, Mbështetja e mërgatës, Qeveria ndau 5 milionë euro për mbulimin e kostos sё reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht në Kosovë përmes pikave kufitare deri nё fund tё kёtij viti fiskal. Gjithashtu, vlen të theksohet se polica kufitare e subvencionuar nga Qeveria ka vlefshmëri 1 muaj”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, MFPT ka marrë vendime për operacionalizim dhe ndarjen e mjeteve financiare për një sërë masash nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Së shpejti, MFPT do të vazhdojë me shpalojen e kritereve për operacionalizimin e masave të tjera të Pakos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak