LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore në kuadër të masës 3.4

Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore në kuadër të masës 3.4

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore se është shtyrë afati deri më datë 19 shtator, për përfitim nga masa 3.4 nga Pakoja e Ringjallje Ekonomike nga COVID-19.

Kjo masë, apo mbështetja e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, të cilat mund të jenë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19.


Ministria fton të gjitha organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net.

Vlera e mbështetjes financiare për çdo kuzhinë popullore, që aprovohet nga Komisioni, është deri 100 mijë euro, varësisht nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i organizatës apo entitetit.

Ky aktivitet ka për qëllim të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar nga pandemia dhe të sigurojë që pjesa e konsiderueshme e mjeteve financiare nga ky financim të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore. /Telegrafi/