LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministrja Osmani: Kosova ka mundësi të madhe për turizëm

Zëvendësministrja Osmani: Kosova ka mundësi të madhe për turizëm

Në edicionin e XIX-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit që është hapur të enjten në Prishtinë, po marrin pjesë mbi 100 biznese vendore e ndërkombëtare.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Daulina Osmani theksoi rëndësinë e këtij panairi i duke thënë se përmes tij, ofrohen më shumë mundësi për promovimin e turizmit dhe sportit.


“Kënaqësi qe kjo sallë po mbledhë të gjithë për të ofruar më tepër këto dy shtylla të rëndësishme. Kosova dhe rajoni ka hapësirë të madhe për promovimin e turizmit sportiv”, tha Osmani.

Se panairet e tilla janë mundësi e mirë për promovimin e turizmit e tha edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

Bajraktari shtoi se Ulqini është duke bërë më të mirën për të mirëpritur gjithë turistët nga Kosova.

“Kosova është tregu më i rëndësishëm turistik për Ulqinin. Pushteti lokal i Ulqinit po bënë përpjekje të forta që të ofrojë ekperienca unike për çdo qytetar të Kosovës”, tha Bajraktari.

Kryetari i Komunitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi derisa theksoi rëndësinë që ka ky panair, tha se bashkë me federatat e ndryshme po paraqesin ofertat e tyre tek gjithë të pranishmit për t’i joshur dashamirët e sportit.

Qëllimi i këtij panairi vazhdon të jetë promovimi i turizmit vendor dhe rajonal duke shërbyer si udhëzues i pikave dhe atraksioneve turistike

Panairi do të jetë i hapur edhe të premten në sallën “1 Tetori” në kryeqytet. /KP/