LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes: Mund ta rikthejmë Krimenë deri në fund të dhjetorit

Zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes: Mund ta rikthejmë Krimenë deri në fund të dhjetorit

Derisa forcat ushtarake të Ukrainës po korrin fitore në fushëbetejë, ka filluar të rikthehet vëmendja tek Krimea.

Kështu ditëve të fundit, një sërë analistësh politikë në rusi po diskutojnë për një sulm të mundshëm të ukrainasve në Krime, transmeton Telegrafi.


Krimea për të dyja palët ka rëndësi të madhe strategjike, pasi është e pozicionuar në Detin e Zi, por që nuk duhet nënvlerësuar edhe rëndësia simbolike.

Ish-komandanti i Forcave Ajrore ruse, Viktor Bondarev, beson se Ukraina nuk ka “as burimet dhe as potencialin ushtarak” për ta kthyer Krimenë nën kontrollin e saj.

Në të njëjtën kohë, deputeti rus Andrey Gurulyov i bën thirrje Kremlinit, të llogarisë mundësinë që ukrainasit të nisin një sulm me mbështetjen e NATO-s.

Kolegu i tij nga parlamenti rus, Mikhail Sheremet, paralajmëroi trupat ukrainase se do të merrnin një “goditje të madhe përfundimtare” nëse do të nisnin një ofensivë në Krime, shkruan Sky News.

Kur rusët nisën pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fillimisht ishte i kujdesshëm për të shprehur publikisht ambiciet e tij për të çliruar Krimenë.

Megjithatë, ndërsa lufta përparon dhe ndërsa ukrainasit përparojnë gjithnjë e më shumë në fushëbetejë, Zelensky dërgon mesazhe gjithnjë e më të hapura se e konsideron Krimenë si territor ukrainas dhe se ushtarët ukrainas do ta rimarrin atë.

Zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, Volodymyr Havrilov, tha se forcat ukrainase mund të kthehen në Krime deri në fund të dhjetorit, ndërsa e gjithë lufta me Rusinë duhet të përfundojë deri në pranverë.

Ai beson se rimarrja e Krimesë është “vetëm çështje kohe”, dhe pretendon se ndonjë ngjarje e paparashikueshme në Rusi, siç është rënia e papritur e regjimit të Putinit, mund të kontribuojë në një skenar të tillë.

“Mund të hyjmë në Krime, për shembull, deri në fund të dhjetorit. Është e mundur, është e mundur”, tha Havrilov.

Megjithatë, zëvendësmarshalli britanik në pension Sean Bell, kujton se Krimea është një pjesë e madhe e historisë ruse, dhe se Rusia kurrë nuk e ka konsideruar Krimenë si jo-ruse.

Bell theksoi se pozicionet mbrojtëse nga Lufta e Dytë Botërore mbeten në Krime, duke e bërë atë një objektiv shumë të vështirë ushtarak.

“Këto pozicione mbrojtëse mbeten edhe sot ashtu siç ishin. Vlerësimit nga shumica e perspektivave ushtarake, duke përfshirë perspektivën amerikane, domethënë organin më të lartë të mbrojtjes amerikane, thonë se shanset që Ukraina të marrë ndonjëherë Krimenë ushtarakisht, janë shumë të vogla”, shtoi Bell.

Ai beson se supremacia e Ukrainës në fazën aktuale të luftës ushqehet nga armët perëndimore, por shton se nuk ka sasi të pakufizuar të këtyre armëve.

Bell tha se pyetja e vërtetë është nëse Zelensky do të sakrifikojë dhjetëra mijëra ushtarë në një përpjekje të kotë për të pushtuar Krimenë, apo nëse do të pajtohet me një kompromis në të cilin do të humbiste një pjesë të territorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori