LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Ramadani tregon vendimin e madh të Qeverisë, ditën kur dha dorëheqje Haradinaj

Zëvendësministri Ramadani tregon vendimin e madh të Qeverisë, ditën kur dha dorëheqje Haradinaj

Ditën kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Qeveria ka miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, gjë të cilën zëvendës ministri i FSK-së, Burim Ramadani, po e quan si vendim të madh.

Ramadani përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.


“Strategjia e Sigurisë së Kosovës u miratua të premten, më 19 korrik, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa para tri ditësh më 16 korrik 2019 u miratua në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Të premten, Qeveria miratoi Strategjinë e Sigurisë

(Vendimi i fundit i madh para dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj)

Strategjia e Sigurisë së Kosovës u miratua të premten, më 19 korrik, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa para tri ditësh më 16 korrik 2019 u miratua në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila është për të gjithë dhe promovon një vizion të vetëm: Kosova, e sigurt, e mbrojtur dhe prosperuese.

Si Kryesues i grupit në hartimin e Strategjisë, jam i kënaqur me punën tashmë e ekpit ndër-institucional, të përbërë nga 21 institucione, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe në mbështetje të plotë këshilluese nga partnerët amerikanë.

Kemi punuar 1 vit në këtë Strategji, e cila domosdoshmërisht ka qenë punë komplekse, sensitive dhe e mbushur me parapërgitje në bazë të dokumenteve të klasifikuara përgjithësisht.

Gjatë kësaj periudhe gati një vjeçare, kam pasur kënaqësinë që të punoj me një grup shumë profesional, parimor dhe të përkushtuar në punën e vet.

Strategjia e Sigurisë është dokument i Kosovës. Merr për bazë nevojat dhe kërkesat e Kosovës në siguri, ndërsa kemi pasur këshillim të vazhdueshëm nga nivele të ndryshme të SHBA-së.

Në këtë kontekst, një mirënjohje e veçantë për Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje (ODC) dhe Atasheut Amerikan të Mbrojtjes, Kol. Ryan Nichols. Po ashtu, mirënjohje e veçantë për Qendrën Marshall (George C. Marshall – European Centre for Security Studies) për mbështetjen profesionale. Mirënjohje edhe Universitetit të Harvardit, si dhe U.S Army War College. Mirënjohje për DGMT-në, sikurse edhe për partnerët në nivele të ndryshme në Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe në USAID.

Ka qenë një punë jashtëzakonisht e përkushtuar.

Po ashtu, shpreh mirënjohjen për kontributin, angazhimin dhe konsultimet me përfaqësuesit e 21 institucioneve dhe agjencive të Kosovës, sikurse edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, QKSS-së, dhe KIPRED-it.

Qëllimet shtetërore strategjike:

1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme përmes përdorimit efektiv të të gjitha kapaciteteve shtetërore.

2. Forcimi, avancimi dhe modernizimi i institucioneve për të ofruar shërbime të kualitetit më të mirë, përmirësuar efiçiencën, rritur besimin e publikut dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

3. Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, rritja e konkurrueshmërisë, zvogëlimi i ekonomisë joformale dhe siguria energjetike.

4. Thellimi i vazhdueshëm i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneritetet tradicionale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, anëtarësimi në NATO, si dhe kontributi aktiv në sigurinë rajonale dhe globale, përmes pjesëmarrjes aktive në mbështetje të paqes.

Kjo Strategji udhëzon veprimet për të ndërtuar ambientin e sigurt dhe të mbrojtur që do të mundësojë Kosovën të jetë prosperuese.

Strategjia definon politikat e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe identifikon listën unike të kërcënimeve ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës.

Duke forcuar përparësitë, avancuar e modernizuar institucionet, Republika e Kosovës do të bëhet model rajonal i stabilitetit, sigurisë, mbrojtjes, dhe prosperitetit, një kontribuues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale, me politika të barabarta fqinjësore të partneritetit, dhe plotësisht e aftë për t’u anëtarësuar në NATO, BE, OKB dhe organizatat tjera.

Strategjia për të bërë Kosovën të sigurt, të mbrojtur dhe prosperuese promovon vlerat e lirisë, sigurisë, paqes, demokracisë, barazisë, dhe prosperitetit.

Në periudhën vijuese, do të punojmë ngusht me deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha grupet parlamentare, për të prezantuar Strategjinë e Sigurisë, me pritje për mbështetje unanime të Kuvendit, qoftë sa më parë, qoftë pas zgjedhjeve”, ka shkruar Ramdani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori