LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Do të ketë vlerësim të mësimdhënësve, ai që nuk përmirësohet humb licencën e punës

Pupovci: Do të ketë vlerësim të mësimdhënësve, ai që nuk përmirësohet humb licencën e punës

Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci ka thënë se testimin mësimdhënësve e kishte përmendur ministri Arsim Bajrami në vitin 2006 e jo Qeveria Kurti.

“Pas reagimeve të SBASHK-ut Bajrami më nuk e kishte përmendur atë gjë”, deklaroi Pupovci në RTV Dukagjini.


Ai thotë se kjo qeveri parashikon vlerësimin e mësimdhënësve e jo testimin, e që sipas tij është edhe në udhëzimin administrativ.

“Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjë Inspektorati. Inspektorati mbledh portfolion e mësimdhënësve, i shkon në orë arsimtarit, e gjëra tjera që janë pjesë e sistemit të poentimit të mësimdhënësve. Në fund ky vlerësim e nxjerr mësimdhënësin në njërin nga tri nivelet. Ose i plotëson kriteret në një shkallë më të lartë, ose i plotëson në një shkallë minimale, ose nuk i plotëson kriteret fare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pupovci thotë se për shkak të përformancës së dobët mësimdhënësit mund të largohen nga puna.

“Për shkak të përformancës së dobët, jo vetëm mësimdhënësit por çdo punëtorë në Kosovë mund të largohet. Aty parashihet një periudhë njëvjeçare për mësimdhënësit që ka dalë dobët në vlerësim që të përmirësohet, dhe në rast se nuk përmirësohet ai mësimdhënës e humb licencën e punës”, deklaroi ndër të tjera Dukagjin Pupovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori