LAJMI I FUNDIT:

Zëvëndësministri i MPMS-së merr pjesë në Konferencën ‘Ekonomia e fshehur’

Zëvëndësministri i MPMS-së merr pjesë në Konferencën ‘Ekonomia e fshehur’

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ҫerkin Dukolli mori pjesë në Konferencën e parë Rajonale ‘Ekonomia e fshehur’ në mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë kjo e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Demokracia për Zhvillim.

Në emër të MPMS-së, zëvendësministri përgëzoi organizatorët e konferencës duke thënë se organizime me tematikë të tillë, kontribuojnë në ngritjen e bashkëpunimit, avancimin dhe adresimin e sfidave të ekonomisë së fshehur, me të cilat përballen shoqëritë tona.


Zëvendësministri Dukolli theksoi përkushtimin e MPMS-së që në kuadër të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimit të drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës.

“Me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend dhe të shënohet rritje ekonomike, Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë në luftimin e ekonomisë jo formale duke përfshirë edhe luftimin e punësimit jo formal”, tha zëvendësministri.

Duke folur rreth të drejtave të punëtorëve dhe luftimit të informailitetit, Dukolli informoi të pranishmit se MPMS është duke bërë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.

“MPMS mbetet e angazhuar dhe përkushtuar që të ngritë nivelin e respektueshmërisë së legjislacionit, luftimin e ekonomisë joformale brenda mandatit qe ka, përmes mekanizmave të vetë juridik”, theksoi zëvendësministri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori