LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Gecaj vizitoi policinë në rajonin e Pejës

Zëvendësministri Gecaj vizitoi policinë në rajonin e Pejës

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka vizituar disa prej punkteve policore të rajonit të Pejës, që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me COVID-19.

Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve.


“Pos stafit mjekësor, të cilët 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë qëndrojnë fuqishëm në ballë të luftës kundër pandemisë, një falënderim i veçantë shkon edhe për policët e Republikës së Kosovës, të cilët, në orar 12 orësh, me një vetëmohim dhe dedikim të pazakontë po mundësojnë realizimin e suksesshëm të rregullave dhe kufizimeve jetë-shpëtuese kundër COVID-19”, tha zëvendësministri Gecaj.

Gjatë këtyre vizitave, zyrtarët policorë e njoftuan zëvendësministrin Gecaj për pengesat e mundshme që po iu dalin gjatë kryerjes së detyrave dhe vlerësuan se qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia.

Më pas, Gecaj theksoi se merita të mëdha i takojnë qytetarëve për disiplinimin dhe vetë-disiplinimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori