LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i FSK-së, Ramadani: Ajo që pamë sot në Beograd, po quhet “Samit anti-Nato” (Video)

Zëvendësministri i FSK-së, Ramadani: Ajo që pamë sot në Beograd, po quhet “Samit anti-Nato” (Video)

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se është e njohur tashmë se Serbia quhet “Rusia e Vogël” në Ballkan.

Ramadani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se synimi i Federatës Ruse është të shtrihet influenca edhe në Ballkan.


“Të vetmen hapësirë të sigurt për të shtrirë influencën neoperandorake në Ballkanin Perëndimor, Rusia e ka Serbinë. Rusia shtrirjen e dorës së saj dëshiron ta bëjë edhe në Bosnje, Mal të Zi, por edhe në Kosovë”.

Zëvendësministri i FSK-së ka thënë se ajo që ka ndodhë sot në Beograd, nga shumëkush është quajtur si një “Samit anti-NATO”, i Rusisë dhe aleatëve të saj bë Ballkan.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës këtë takim e kanë përcjellë me kujdes, por sipas tij këtë gjë duhet ta bëjnë edhe shtetet perëndimore-demokratike.

“Edhe partnerët tonë perëndimor, shtetet demokratike duhet të shohin tepër qartë se po bëhet një lëvizje konkrete kundër NATO-s në Ballkanin perëndimor”, deklaroi ndër të tjera Burim Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori