Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndetin në Punë, organizuar nga kompania SharrCem.
Ai tha se kujdesi institucional për siguri dhe shëndet në punë, përveç që është obligim ligjor, mbi të gjitha është çështje humane, ngase kemi të bëjmë me ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njeriut.
“Ofrimi i ambientit të sigurt dhe të shëndetshëm në vendet tona të punës, nënkupton, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të vetë punëtorëve, punëdhënësve por edhe të të gjithë atyre që për ndonjë arsye apo tjetër kanë qasje në ambientet e punës”, tha Dugolli.
Ai ka theksuar se MPMS ka ndërmarr veprime të konsiderueshme në këtë drejtim. “Rrjedhimisht kemi harmonizuar legjislacionin nga kjo fushë me atë të BE-së, kemi ndërtuar trupat ekzekutive inspektuese dhe përtej saj çdo vit po ndërmarrim fushata vetëdijësuese, me qëllim që të informojmë palët për detyrimet që kanë në raport me aktet juridike të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”.
Lidhur me masat konkrete në ruajtjen e shëndetit në punë, zëvendësministri Dukolli i njoftoi të pranishmit se Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili në kompetenca të veta ka jo vetëm konstatimin e gjendjes, por edhe hartimin e politikave për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe përcjelljen në vazhdimësi të gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë të të punësuarve.
Zëvendësministri Dukolli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të krijojnë ambiente të sigurta pune, punëtoret të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, e gjithsesi të përdorin pajisjet e duhura për siguri dhe mbrojtje në në punët e tyre specifike.
Po ashtu ai ka inkurajuar Inspektoratin e Punës që të vazhdojë me punën në bazë të dispozitave ligjore, që përmes inspektimeve në teren të mundësojnë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtat dhe detyrimet mbi marrëdhënien e punës, por edhe sigurinë dhe shëndetin në punë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit