LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësimi i deputetëve që djegin mandatin, ekspertët: Mund të hyjnë parti të tjera në Parlament

Zëvendësimi i deputetëve që djegin mandatin, ekspertët: Mund të hyjnë parti të tjera në Parlament
Foto: Arkiv

Në kushtet kur Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk parashikon konkretisht çfarë bëhet me mandatet e një force politike, kur ajo nuk garon në koalicion, ekspertët mendojnë se zgjidhja mund të gjendet për analogji në parashikimin e legjislacionit për deputetët e pavarur.

“Kur largohet një deputet i pavarur, KQZ mandatin e tij ia kalon subjektit me herësin më të madh. Nëqoftëse KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë pastaj mandatin, subjektit zgjedhor me herësin më të madh”, tha Kristaq Kume.

Basha: Vendosëm unanimisht djegien e mandateve
Lexo po ashtu Basha: Vendosëm unanimisht djegien e mandateve

Sipas ish-kryetarit të KQZ-së, Kristaq Kume, kjo do të thotë që disa mandate mund t’u kalojnë forcave ekzistuese parlamentare, por edhe parti të tjera mund të futen në Parlament, mes radhëve të atyre që garuan qershorin e vitit 2017.

“Në Parlament mund të hyjnë nga lista e atyre subjekteve që kanë qenë në garë në procesin zgjedhor të kaluar, e që sipas përllogaritjeve kanë herësin më të lartë të marrë të mbetur, pra mund të futen edhe parti të tjera që kanë garuar”, tha Kristaq Kume.

Një tjetër ekspert, nënkryetari aktual i KQZ-së, Denar Biba shpjegoi në studion e “TopTalk” se djegia e mandateve do të thotë dorëzim i tyre, që kërkon një vendim individual të secilit deputet.

Kryemadhi: Djegia e mandateve, e vetmja rrugë për ta rikthyer shtetin e së drejtës
Lexo po ashtu Kryemadhi: Djegia e mandateve, e vetmja rrugë për ta rikthyer shtetin e së drejtës

“Nuk mund të bëhet përmes deklaratash politike, por bëhet individualisht, shkohet në Kuvend çdo deputet, duke qenë se mandati është individual, jo kolektiv”, tha Denar Biba, raporton Tch.

Sipas nënkryetarit të KQZ-së, nëse PD-ja vendos të mos futet në zgjedhje, sistemi demokratik garanton vijimësinë përmes forcave të reja politike.

“Më e rëndësishme se cilido nga ne, cilado parti, është vijimësia institucionale dhe demokracia në vend. Mund të ndodhë që për çfarëdolloj arsyesh, një parti edhe të zhduket. Ka ndodhur në vende si Greqia, që parti historike të shkojnë nga mbi 100 deputetë, në 6 deputetë, por demokracia ka vijuar. Forca të reja një ditë do të dalin”, tha Denar Biba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori