LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësguvernatori Ismajli vizitë pune në Stamboll

Zëvendësguvernatori Ismajli vizitë pune në Stamboll

Në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me zhvillimet e e reja në fushën e shërbimeve të pagesave, zëvendësguvernatori për Operacione Bankare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Lulzim Ismajli dhe Drejtori i Sistemit të Pagesave, Dardan Fusha, vizituan institucionin për procesimin e pagesave me kartela ‘Bankalararasi Kart Merkezi’ (BKM) në Stamboll, të themeluar nga sektori bankar në Turqi, i cili njihet si një shembull i suksesëshëm i iniciativës së bankave për lehtësimin e pagesave me anë të kartelave dhe krijimin e infrastrukturës moderne për ndërveprimin e operatorëve që ofrojnë shërbimet e pagesave në Turqi.

Delagacioni u takua me Kryesuesin e BKM-së, Soner Canko, zëvendëskryesuesit Cenk Temz dhe Pelin Guven. Gjatë kësaj vizite u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e pagesave dhe modelin e adaptuar nga sektori bankar në Turqi për shrytëzimin e teknologjive të reja në rritjen e përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike.


Përfaqësuesit e BKM-së i ndanë përvojat e tyre në themelimin e qendrës procesuese dhe benefitet, si dhe sfidat me të cilat janë përballuar gjatë ndërtimit të sistemit, por edhe për sfidat e tyre aktuale për arsye të dinamikës së shpejt të zhvillimeve në fushën e pagesave.

Gjithashtu, përfaqësuesit e BKM-së shprehen gatishmërinë për ofrimin e njohurive dhe përvojave për BQK-në lidhur me adaptimin e një zgjidhje të ngjashme për procesimin e pagesave me kartela në Kosovë. Në përmbyllje të takimit përfaqësuesit e dy institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimin e radhës ta mbajnë në BQK në një të adhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori