LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësdrejtori i i Policisë: Nuk ndikohemi nga askush, zbatojmë Ligjin

Zëvendësdrejtori i i Policisë: Nuk ndikohemi nga askush, zbatojmë Ligjin

Policia e Kosovës ka shënuar 17 vjetorin e themelimit të saj. Për të biseduar lidhur me këtë ngjarje, sfidat, arritjet e detyrat e Policisë së Kosovës, i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit ishte zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka pasur shumë arritje.


“Në përgjithësi, pjesëtarët e Policisë qysh prej themelimit kur kanë qenë të shtytur nga vullneti i madh për punë e deri më sot, kemi arritur një plotësim të kapaciteteve të nevojshme për luftimin e krimit të të gjitha formave dhe shërbimit ndaj qytetarëve”.

Rexha ka shtuar se janë spikatur nevojat e avansimit të mëtejmë, kryesisht me vazhdimin e angazhimit të terrorizimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ka treguar se Policia e Kosovës numëron 7500 policë duke thënë se me këtë numër përmbushet edhe kuota gjinore dhe ajo e përfshirjes së minoriteteve, raporton Klan Kosova.

“Kemi 7500 policë, efektivë që janë mirë të trajnuar dhe certifikuar e sistemuar në atë mënyrë që garantojnë mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike”.

“Në përgjithësi, qysh prej themelimit t Policisë së Kosovës, është synim në fushën e personelit që 15 % të përbërjes së përgjithshme janë të gjinisë femërore dhe 15 %  minoriteteve”.

Rexha ka pohuar se Policia është krejtësisht e pavarur nga politika dhe nuk ka asnjë ndikim, por bazohet vetëm në ligj.

“Policia e Kosovës përpos aspektit të zhvillimit operativ, i ka institucionet e mirëfillta autonome që realizojnë mbikëqyrjen e individëve dhe njësiteve”.

“Në menaxhimin e çfarëdo situate, në raport me zbatimin e Ligjit të Policisë dhe ligjeve të tjera, çdo gjë shkon nën mbikëqyrje, kontroll dhe shqyrtim të Prokurorit dhe gjyqësorit”.

“Nuk kontrollohemi nga asnjë individ, grup jo formal dhe jo ligjor”.

“Ne, strikt në angazhimet tona mbështetemi në kompetencën tonë dhe pajisjet tona të sofistikuara për zbatim të detyrave tona dhe në ruajtje, mbrojtje e avancim të të drejtave të njeriut”.

Ai ka folur edhe për vjedhjet që kanë ndodhur në dhomën e dëshmive, duke thënë se këtë nuk e konsiderojnë si një rast të mbyllur, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të hetojnë këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori