LAJMI I FUNDIT:

Zendeli: Ministrat e BDI-së nuk kanë dhënë dorëheqje, po bëjnë show

Zendeli: Ministrat e BDI-së nuk kanë dhënë dorëheqje, po bëjnë show

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, thotë se BDI-ja po bën shou politik me paralajmërimin për tërheqje nga Qeveria. Në një prononcim për gazetën LAJM, Zendeli tha se dorëheqjet e ministrave të BDI-së nuk janë reale, pasi siç thotë ai, po të ishin të tilla, të njejtat deri tani do të duhej të ishin konstatuar nga Kuvendi.

Deputeti opozitar thotë se BDI-ja po tenton të përfitojë politikisht nga kjo situatë, duke u munduar të tregojë se është e interesuar për anëtarësimin e vendit në BE.


“Është një lojë politike, jemi mësuar tashmë me veprime të tilla nga ana e BDI-së dhe funksionarëve të tyre. Nuk bëhet fjalë për dorëheqje, sepse nëse do të kishte dorëheqje në kuptimin formal, kushtetues, ato dorëheqje do të kishin ardhur në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit duheshte që në mbledhjen e parë të Kuvendit t’i cakton në rend dite dhe ti konstaton dorëheqjet e tyre. Është vetëm një blerje kohe, vetëm një shou të cilën ata janë mësuar ta bëjnë këtu tek ne dhe pa efekte politike të mëtutjeshme, duke menduar se mund të përfitojnë nga ajo se ata janë për agjendë europiane”, tha Zendeli.