LAJMI I FUNDIT:

Zemëroi një dre dhe për pak u lëndua: Kafsha e tërhoqi zvarrë nëpër tokë, kamera regjistroi gjithçka

Zemëroi një dre dhe për pak u lëndua: Kafsha e tërhoqi zvarrë nëpër tokë, kamera regjistroi gjithçka

Frank Cuesta, i cili drejton programin televiziv “Wild Frank”, së fundmi ka qëndruar në Tajlandë, gjë që nuk do ta kujtojë për të mirë atë vend.

Burri është shënjestruar nga një dre që takoi pranë një përroi. Ka të ngjarë që kafsha të ishte nervoze sepse është sezoni i çiftëzimit dhe pranë saj kishte këlyshë.


Shohim momentin kur Cuesta i afrohet drerëve, ndërsa ata shoqërohen nga rosa dhe lundërza. Ajo që ndodhi më pas ilustron gjithë paparashikueshmërinë e natyrës.

“Gabimi im është se mendova se ai kishte hapësirën e tij dhe më goditi disa herë me brirë”, tha ai.

Kamera regjistroi kafshën duke u hedhur mbi “rivalin”, duke e tërhequr zvarrë nëpër tokë, ndërsa Cuesta luftonte furishëm për të shmangur dëmtimet fatale.

Burri pranon se e ka vlerësuar gabim situatën dhe drama ka zgjatur për tre minuta. Në fund ai ka arritur të dalë, ndërsa i shihen plagët, gërvishtjet dhe dy brinjët e thyera flasin për ashpërsinë e sherrit. /Telegrafi/