LAJMI I FUNDIT:

Zemërimi i djaloshit sepse mami nuk e puthi para se të shkonte në punë, reagimi i tij është i adhurueshëm

Zemërimi i djaloshit sepse mami nuk e puthi para se të shkonte në punë, reagimi i tij është i adhurueshëm
(Foto: Screenshot/TikTok)

Fëmijët janë të parezistueshëm në të gjitha fazat e rritjes, veçanërisht kur sapo mësojnë të flasin dhe të shpjegojnë ndjenjat e tyre.

Kështu e ka gëzuar shumëkënd Alexander i vogël nga Florida, pasi shfaqi pakënaqësinë kur nëna e tij u nis për në punë dhe nuk e puthi për ta përshëndetur.

Në videon që e ka xhiruar babai i tij, ai ka shpjeguar pse është aq i prekur.

“Ajo nuk të dha një puthje?”, e ka pyetur babai djalin, i cili tundte krahët dhe tregonte se ishte mjaft i inatosur. Djali tregoi se përveç tij ajo nuk e kishte puthur as motrën e vogël, por edhe bashkëshortin.

Xhirimi është shikuar mbi 33 milionë herë në Facebook, ndërsa nëna e djalit më vonë pranoi për mediat se ishte me nxitim për të shkuar në punë, për këtë arsye nuk ia doli ta përshëndesë si duhet familjen e saj. /Telegrafi/