LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Vitia ka larguar nga strategjia Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Zemaj: Vitia ka larguar nga strategjia Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj në emër të partisë së tij ka folur për gjendjen që ndodhet shëndetësia në Kosovë.

Zemaj tha se tri vite qeverisje të Vetëvendosjes, ka vetëm përkeqësim të gjendjes në shëndetësi, transmeton Telegrafi.


“Po kalojnë tri vite nga qeverisje, gjendja në shëndetësi vetëm po përkeqësohet edhe më shumë. Këtë nuk po e themi ne si LDK, por nga gazetarët që raportojnë e deri te raporti i fundit i raportit të progresit. Menaxhmenti i drejtorëve në spitalin e Mitrovicës ka dhënë dorëheqje, këto po ndodhin ashtu siç kemi thënë se ka ndërhyrje të Ministrisë së Shëndetësisë direkt në punën e stafit shëndetësor. Po ashtu në emergjenca mungojnë gjërat elementare, ”, tha ai.

Deptueti Zemaj tha se qeveria nuk ka punuar fare në shëndetësi.

“Ja faktet të cilat tregojnë që nuk ka punuar fare, për tri vite janë ndërruar tre ministra, nuk ka as një strategji në shëndet, më shumë se 200 mjekë po na ikin çdo vit, e për ikjen e tyre nuk ka asnjë reagim nga qeveria, nuk kemi asnjë investim kapital, kemi ankesa të njëjta nga të gjitha odat profesionistëve shëndetësor”, u shpreh ai.

Tutje, Zemaj tha se Ligjin për Shëndetësi dhe për sigurimet shëndetësore i ka larguar vetë ministri Vitia nga strategjia.

“Fondi shëndetësor të cilin e ka premtuar ministri Vitia që tri vjet nuk e kemi askund, e madje lajmi kryesor i ditës, që po e them për herë të parë në këtë konferencë është se pikërisht ky ministër e ka larguar nga strategjia ligjin për shëndetësi dhe ligjin për sigurimet shëndetësore. Kam informacione të sakta të konfirmuara që ky ligj është bartur për vitin e ardhshëm ashtu siç është bartur që tri vite me radhë. Domethënë prioritetet dhe premtimet që erdhën qeveria në pushtet tani po kalojnë në bartje në vitet e ardhshme”, tha ndër tjera ai.

Zemaj, tha se gjendja në sistemin e shëndetësisë ka degraduar.

“Ka keqmenaxhim, ka korrupsion”, theksoi Zemaj, ndërsa tha se njerëzit janë duke vuajtur për barna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori