LAJMI I FUNDIT:

Zemaj u del në mbrojtje mësimdhënësve, fajëson Qeverinë për gjendjen në arsim

Zemaj u del në mbrojtje mësimdhënësve, fajëson Qeverinë për gjendjen në arsim

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë.

Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka shkruar se të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.

Zemaj ka fajësuar Qeverinë për gjendjen në arsim duke u bërë thirrje që ta “shkurtojnë luksin”.


Postimi i plotë:

PËR TA KUPTUAR ARSIMIN, DUHESH ME QENË I ARSIMUAR.
Vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë. Të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.
Kjo qeveri duke keqpërdorur së pari milionat për rritje personale të pagave, duke rritur luksin qeveritar, duke shpenzuar para të buxhetit për çfarëdo arsyeje grupore dhe të klientelës së tyre, i ka bërë jo vetëm personelin arsimor që të reagojnë në këtë mënyrë, por kanë krijuar disbalancë sociale duke e ndarë shoqërinë në “pushtetarë” dhe në klasë punëtore.
Udhëheqësit e këtij koalicioni qeverisës dhe shumica e anëtarëve të qeverisë aktuale nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat publike. Ata, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private, për të cilën nuk kam asgjë kundër, mirëpo kjo tregon se sa të interesuar janë ata për të përkrahur apo për të njohur problemet me të cilat ballafaqohen arsimtarët në shkollat publike.
Prindërit na mësuan ta dëgjojmë mësuesin, pra prindërit na mësuan ta dëgjojmë dhe ta respektojmë mësuesin, e jo të kritikojmë dhe ofendojmë atë, sepse mësuesi është më i kualifikuar se ne, andaj ndaloni fyrjet, sharjet dhe shantazhin. Shkurtone luksin qeveritar dhe zgjidhni problemet e arsimit në Republikën e Kosovës!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori