LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Qeveria e Kosovës është duke e rënduar jetën e qytetarëve

Zemaj: Qeveria e Kosovës është duke e rënduar jetën e qytetarëve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se, qeveria e Kosovës nuk ka një plan të mirëfilltë për ta kaluar krizën dhe nga mosdija është duke ua rënduar jetën qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës nga paaftësia është duke e rënduar jetën e qytetarëve dhe duke e rritur varfërinë në vend”, ka thënë Zemaj, për RTV Dukagjini.


Ai ka folur për mos miratimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

Sipas tij, ka munguar debati profesionale në lidhje me Trustin, pasi kryeministri Albin Kurti, ka ulur debatin duke dërguar atë në personal, në mes atij, dhe disa nga deputetëve të kuvendit.

Tutje, ai ka thënë se debati do të duhet të ishte profesional që të diskutoheshin dobitë nëse do të ishte lejuar tërheqja e mjeteve nga Trusti ose mangësitë e tërheqjes se mjeteve.

“Ndërsa ndihma e Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë analizë, për të dal nga kriza, por veprimet e qeverisë ishin aty-për-aty”.

Sipas Zemajt, “qëllimi i qeverisë ishte që ta rrëzonte këtë projektligji dhe të nxiste konflikt në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kjo gjë nuk do t’i bënte mirë demokracisë”.

Ai ka thënë se ndihma me nga 100 euro nga qeveria, nuk ka qenë zgjidhje e aftë pasi vetëm për një muaj ju kishte dalë në ndihmë qytetarëve.

Rritja prej 13 për qind e inflacionit është për shkak të 100 euro vlerësuar Zemaj.

Zemaj ka shtuar se nëse masat e qeverisë do të ishin të suksesshme, nuk do të kushtonte një litër naftë rreth 2 euro, dhe as nuk do të kishte tarifa të rritura të energjisë më shumë se 100 e katër për qind. /PortaliD/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori