LAJMI I FUNDIT:

Zemaj ngushëllon familjen e doktorit Zuka, që humbi jetën si pasojë e COVID-19

Zemaj ngushëllon familjen e doktorit Zuka, që humbi jetën si pasojë e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ngushëlluar familjen e doktorit, Fadil Zuka, i cili ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Ministri Zemaj ka thënë se doktori Zuka deri në momentet e fundit të jetës së tij i ka shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit në luftën kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut familjar dr. Fadil Zuka, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, qytetarëve të Vitisë dhe komunitetit mjekësor në Kosovë. Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm”, ka shkruar ai në Facebook.


Vdes doktori i parë në Kosovë si pasojë e COVID-19
Lexo po ashtu Vdes doktori i parë në Kosovë si pasojë e COVID-19

Ndryshe, Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë doktori, Fadil Zuka si pasojë e COVID-19.

Oda e Mjekëve të Kosovës thekson se Fadil Zuka është doktori i parë që humb betejën me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori